E vërteta e Mnemozines, nënës së nëntë muzave - Bota Sot
E vërteta e Mnemozines, nënës së nëntë muzave

Historia

E vërteta e Mnemozines, nënës së nëntë muzave

Nga: Fahri Xharra Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:25
Ilustrim

Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, para-ilirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.

“Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).

Image

Cila ishin nëntë muzat që u quajtën greke ?

-Të nëntë muzat sipas mitologjisë ” greke.”  ishin: Calliope (E epikes),Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragjedi) ,Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet),Thalia (Komedi), Urania (Astronomi).  Por, si linden keto?

Nëna e nëntë muzave ishte Mnemizina, gruja e Jupiterit

Si lindi fjala Mnemozinë?  Eshtë një tragjedi e madhe që bota ende nuk e përkrah origjinën e vërtetë të historisë të ashtuquajtur greke. Ku ishim tek Mnemozina , ne Enciklopedinë e Oxfordit shkruan :

Origin : “ From Greek mnēmosunē, literally ‘memory’. (https://en.oxforddictionaries.com/definition/mnemosyne).  Pra, me këmbëngulje fjalë greke.!

“Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Schneider).”

Atëherë  si spjegojet emri Mnemozinë ?  “Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me m sue , nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson dicka, dhe ment – menja ,te menduarit . Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit ,nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Musai qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare.  ( E. Schneider )”

“A kemi prova që të na bindin se gjuha e pellazgëve ishte ajo gjuhë që flitet sot nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigjet studiuesi, sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...