Zbulohet një zgjua i qeramikës nga koha e Majave - Bota Sot
Zbulohet një zgjua i qeramikës nga koha e Majave

Historia

Zbulohet një zgjua i qeramikës nga koha e Majave

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:18
Foto

Ndër zbulimet më të fundit, që sjell revista dymujore “Archaeology”, është një zgjua i parë i bërë nga qeramika, e gjetur në Guatemalë, e cila ka të gjitha tiparet e koshereve që ende përdoren në rajon.

Në qytetin e lashtë të Nakamit në verilindje të Guatemalës, një zgjua bletësh që i takon periudhës ndërmjet shekullit 1 para Krishtit dhe 300 pas Krishtit, u gjet në kohën kur qyteti ishte i banuar, transmeton KosovaPress.

Në të njëjtin lokalitet, ekipi arkeologjik polak gjithashtu gjeti zgjoin e bletarëve të bërë nga qeramika.

Kosherja ka një formë të gjerë të tubave që ka kapakë në të dy hapjet, dhe në anët e këtyre koshereve janë hapje të rrumbullakëta për bletët, në mënyrë që ato të mund të hyjnë dhe të dalin.

Formë të njëjtë kanë kosheret moderne në rajon, por tani ato janë bërë prej druri.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...