Tre dekada nga mbajtja e Referendumit Gjithë popullorë për Pavarësinë e Kosovës!

Historia

Tre dekada nga mbajtja e Referendumit Gjithë popullorë për Pavarësinë e Kosovës!

Nga: Donika Hoti Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Organizimi mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, ku pati për qëllim shpalljen e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur në kuadër të ish-RFSJ-së, filloi me 26 shtator deri me 30 të vitit 1991.

Ky referendum erdhi si rezultat i Deklaratës së Pavarësisë së 2 korrikut të vitit 1990 dhe pas miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, e përpiluar nga akademiku Gazmend Zajmi, i cili morri mbështetjen nga iniciativa e grupit të “241 Intelektualëve të Kosovës”, e themeluar menjëherë pas përfundimit të mbajtjes së Grevave të Minatorëve në Trepçë.

Referendumi Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës hapi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë në vitin 1992.

Sipas Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit në raportin përfundimtar doli se: "Në referendum dolën gjithsej 914.802 persona apo 87.01% të qytetarëve të Kosovës, prej tyre 1.051.357 qytetarë me të drejtë vote, ku prej tyre për Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur votuan 99.87% “PËR”, ndërsa “KUNDËR” kishin votuar 164 persona dhe të pavlershme ishin 953 fletëvotime".

Duhet të theksohet se ideatori i mbajtjes së Referendumit Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës ishte akademik Fehmi Agani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat