Flet për “Bota sot” Dafina Berisha, shqiptarja nga Kosova që synon Parlamentin gjerman, tregon prioritetet që ka

Intervista

Flet për “Bota sot” Dafina Berisha, shqiptarja nga Kosova që synon Parlamentin gjerman, tregon prioritetet që ka

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 5 qershor 2021 Në ora: 20:56
Dafina Berisha, kandidatja për zgjedhjet parlamentare në Gjermani

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen me 26 shtator të këtij viti.

Këto zgjedhje kanë arritur të nxisin edhe shqiptarët t'i futen kësaj gare për të qenë pjesë e parlamentit në shtetin e Gjermanisë.

Është Dafina Berisha, kandidatja për Parlamentin e Gjermanisë e cila vjen nga Kosova, nga qyteti i Deçanit, mirëpo që ka lindur dhe momentalisht jeton në Hamburg të Gjermanisë.

Kandidatja nga Kosova, ekskluzivikisht për “Bota sot”, ka folur në lidhje me rrugëtimin që ajo ka marrë për skenën politike në Gjermani, duke treguar edhe si ka filluar gjithçka, deri tek kandidimi i saj.

Ajo është vetëm 21 vjeçare por që politika ka zënë vend në jetën e saj që nga mosha 17 vjeçare, ku ishte pjesë e shumë debateve me karakter politik. Ajo tregon se fillimisht ka qenë aktiviste në partinë SPD ndërsa tani synon të zë vend në parlamentin e Gjermanisë.

Berisha tregon disa nga arsyet pse ajo duhet të jetë pjesë e parlamentit, duke vënë theks se do të jetë zëri i të rinjve, e nuk përjashton në asnjë moment që do të jetë urë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Më tej, e pyetur për gjendjen politike në Kosovë, ajo u shpreh se populli tashmë ka vendosur se kush dëshiron t'i përfaqësojë, kështu që të gjithë duhet ta ndihmojmë qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se fillimisht do të jetë e fokusuar të hyjë në parlamentin gjerman në mënyrë që shanset për ta ndihmuar Kosovën të jenë më të lehta.

Berisha në fund thotë se në fokus të veçantë do të ketë personat të cilët nuk po kanë mundësi të intergrohen në parlament për shkak të ngjyrës ose prejardhjes, duke theksuar që do të punojë me shumë vullent në këtë drejtim, në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi integrimi pavarësisht çdo rrethane.

Intervista e plotë

“Bota sot”: Fillimisht znj.Dafina a mund të na tregoni përvojen tuaj në skenën politike?

Dafina Berisha: Nga Tetori 2017 jam anëtare në SPD, nga fillimi i këtij viti jam Kryetare e Jusos në Regjionin Eimsbütel dhe përfaqësoj funksione tjera në Juso. Dy herë kam qenë delegate në Kongresin e Jusos në Gjermani (organi më i lartë ekzekutiv Jusos) krahas studimëve në fakultetin Juridik punoj si studente për Sekretarin e shtetit në MPJ të Gjermanisë, Z. Niels Annen.

“Bota sot”: Cilat janë arsyjet që keni vendosur të jeni pjesë e një udhëtimi politik sidomos në atë gjerman?

Dafina Berisha: Politika më ka interesuar gjithmonë ka qenë temë përherë në familje, në shkollë kam qenë pjesë në debate me të rinj në Abitur duke përfaqësuar profilin politik. Më 2018 e kam arritur Abiturën në Albert Thaer Gymnazium në Stellingen si nxënsëja më e mirë e gjeneratës. Me 17 vjet kam hyrë në politik dhe vetëm kur jemi aktiv mund të ndryshojmë diçka.

Image

“Bota sot”: Pse pikërisht keni zgjedhur Listen SPD të qytetit të Hamburgut?

Dafina Berisha: Unë jam aktiviste e SPD`s në Hamburg. Jusos më kanë zgjedhur Spitzenkandidatin për t’i promovuar të drejtat e të rinjëve dhe jam zgjedhur nga 350 delegatë nga Hamburgu në rrethinë me një 87,5% e treta me përqindje nga 12 kandidatë në Listë, jetoj dhe studioj në Hamburg dhe vlerat e SPD`s më pëlqejnë më shumë.

“Bota sot”: Nëse arrini të jeni pjesë e Kuvendit të Gjermanisë, zëri i kujt do të jeni?

Dafina Berisha: Për gjeneratat e reja,vetëm 2% nga 30 janë deputet në Parlamentin Gjermanë,për qytetaret me prejardhje të migruar në Hamburg çdo i treti nën moshën 18 vjeçare ka prejardhje të huaj, për Komunitetin Shqiptarë ,asnjë me prejardhje shqiptare nuk është pjesë e Parlamentit Gjermanë është mëse e nevojshme zëri ynë të ndëgjohet në Parlament.

Image

“Bota sot”: Cilat janë disa nga arsyjet që qytetarët e Gjermanisë duhet të iu votojnë pikërisht juve?

Dafina Berisha: Për të drejtën sociale për qytetarët me prejardhje të huaj rininë.

Edhe në Gjermani arsimimi është me rëndësi veçmas për familjet me të ardhura të ulta që të kanë mundësi të studiojne pavarësisht nga të ardhurat e prindërve.

Klima politike është një rëndësi e veçantë, nëna ime është infermiere në Intensiv si shumë infermerë të tjerë sidomos në kohë të pandemis punojnë deri në mëngjes dhe nuk paguhen sa duhet dhe për këtë do të angazhohem për kushte shumë më të mira, se vetëm peë t’i falenderuar nuk mjafton.

“Bota sot”: A do të kërkoni mbështetje dhe të drejta më të mëdha për komunitetin shqiptar?

Dafina Berisha: Asnjë me prejardhje shqiptare nuk është pjesë e Parlamentit Gjermanë, është mëse e nevojshme zëri ynë të dëgjohet në Parlament, do të angazhohem të krijoj ura lidhëse në mes Kosovës dhe Gjermanisë. Është me rëndësi të veçantë që të krijojmë kontakte në mes të rinjve të Kosovës e Gjermanisë, një ndër to është Seminari i cili po organizohet nga Friedrich-Ebert-Stiftung në fillim të Korrikut në Kosovë ku do të jem trajnuere me disa aktivistë të Jusos nga Hamburgu kjo është një ndër angazhimet e mia për Komunitetin shqiptar.

“Bota sot”: A keni menduar ndonjëherë kthimin në Kosovë dhe përfshirjen tuaj në skenën politike në vend?

Dafina Berisha: Natyrisht se Kosova është vendi se nga kam prejardhjen mirëpo akoma jam në studime dhe për momentin jam angazhuar në Hamburg ,por nuk do të thotë se nuk mendoj për Kosovën,ku dhe tradita e familjës është e lidhur në çdo kohë të historisë me veprimtari Atdhetare.

“Bota sot”: Nga prespektiva juaj si e shihni politikën aktuale në Kosovë

Dafina Berisha: Me rëndësi është se tani Sovrani ka shprehur verdiktin e vetë dhe kemi një shumicë absolute shqiptare, ne duhet me të gjitha forcat t’i ndhimojmë në rrugën drejt integrimëve në BE, Nato, OKB e të tjera.

“Bota sot”: Ju vini nga një familje shqiptare, a mendoni se do gjeni përkrahjen e duhur nga shqiptarët në Gjermani?

Dafina Berisha: Shqiptarët po organizohen në forma të reja siç është DANPE ,që nënkupton shqiptarët e angazhuar në parti politike gjermane. Jemi takuar disa herë në metodën virtuale për t’i shkëmbyer përvojat dhe për t’i ndhimuar të gjithë kanditatët shqipatar kudo që angazhohen dhe natyrisht prejardhja e familjes që nga stërgjyshërit e deri tek babi im kanë qenë veprimtarë në krahë të Atdheut.

“Bota sot”: Cili është mesazhi i juaj për të gjithë votuesit e Gjermanisë?

Dafina Berisha: Parlamenti duhet të ketë në vete të gjithë personat pa dallim prejardhje ose ngjyre që kanë, prandaj unë dua të jem zëri i integrimëve të qytetarëve me prejardhje të huaj , për një shansë të vërtetë për t’u arsimuar të gjithë pa dallim të pagës së prindërve dhe profesionit të tyre, duhet masë urgjentisht që sistemi i bursave të reformohet në mënyrë se edhe fëmijët e shtresave të ulta të shoqërisë të përfitojnë dhe të kenë shansin për të studiuar.

Në videon mëposhtë ju sjellim fjalimin që kandidatja Berisha nga minuta e 2:32, ka mbajtur para delgatëve në Hamburg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat