Mëkatet e opozitës po e bëjnë të pabesueshme! / Qeveria të marrë vendime për zhvillim ekonomik

Intervista

Mëkatet e opozitës po e bëjnë të pabesueshme! / Qeveria të marrë vendime për zhvillim ekonomik

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 25 prill 2022 Në ora: 07:55
Ilustrim

Situata ekonomike në vend, çdo herë e më shumë po bëhet edhe më e rënduar, kjo për faktin se papunësia po vazhdon të mbetet e ulët, ndërsa së fundmi edhe lufta Rusi- Ukrainë ka ndikuar që të ketë rritje të çmimeve, duke përfshirë këtu çmimet e ushqimit e deri tek nafta.

Për t’i përballuar këto çmime më lehtë, Qeveria aktuale ka ndarë 100 euro për punëtorët e sektorit publikë, privat, si dhe për pensionistët.

Ndërsa, së fundmi, në një intervistë për “Bota sot”, ekonomisti Mustafë Kadriaj këtë ndarje të 100 eurove nga qeveria e sheh si konsumim populist, madje sipas tij, asnjë masë e marrur nga Qeveria deri më tani nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik.

Kadriaj potencoi se për të dalur nga kriza ekonomike, qeveria duhet të bëjë ndarjen e Trustit, por të nevojshme ai e sheh edhe një pako të re ekonomike.

Tutje ai ka bërë edhe një krahasim të zhvillimit ekonomik në mes të Qeverive të kaluara dhe qeverisë aktuale, me ç’rastKadriaj deklaroi se në qeveritë e kaluara investimet kanë qenë më serioze se tani, gjë që kanë ndikuar me punësim, ndërsa tani qeveria aktuale nuk ka investime kapitale, madje sipas tij, edhe niveli i mirëqenies është më keq se në të gjitha qeveritë e kaluara.

I pyetur se a është duke u ulur evazioni fiskal, Kadriaj u shpreh se evazioni fiskal është prezent në tërë territorin e Kosovës, e në veçanti është veriu i Kosovës, i cili ende po shihet që është i pakontrolluar nga ana e institucioneve, gjë që sipas tij, fajtor për këtë mbetet faktori ndërkombëtar.

Image
Mustafë Kadriaj

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Ditë më parë Qeveria Kurti ka marrë vendim për ndarjen nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e të dyja sektorëve publik dhe privat, dhe për studentët, si e komentoni këtë veprim?

Mustafë Kadriaj: Vendimi i Qeverisë për 100 eurot e ndara për pensionistë, punëtorë, studentë e për të gjithë kategoritë e punëtorëve, vlerësoj që është vetëm konsumim populist, dhe po ashtu për tu larguar ndonjë pakoje ekonomike, e cila është shumë e nevojshme dhe evidente. Po ashtu largimi nga ideja e tërheqjes së mjeteve të Trustit, e cila po manipulon në këtë drejtim, duke u munduar t’i largojë nga vëmendja qytetarët, por në këtë drejtim qytetarët janë të interesuar, dhe ekonomia e Kosovës ka nevojë për një shtytje më të madhe ekonomike, dhe jo me kësolloj sjellje.

“Bota sot”: Si i komentoni kritikat e opozitës për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria?

Mustafë Kadriaj: Kur flasim për opozitën, vlerësoj që normal opozita duhet të bëhet thjesht opozitë, por subjektiviteti i saj është i papërfillshëm si nga ana e numrave, po ashtu edhe e kaluara e saj ende nuk po e bënë kredibile, edhe kërkesat dhe opozitarizmin e saj, sepse ka bërë shumë mëkate, më shumë se sa qeveria aktuale.

“Bota sot”: Çfarë masash do të duhej të ndërmerrte qeveria për të dalur nga kriza?

Mustafë Kadriaj: Vlerësojqë masat të cilat duhet t’i marrë Qeveria, emergjente është ndarja e mjeteve të Trustit, gjë qëdo të ndikonte në fuqizimin e shportës së konsumit, njëherit duhet të bëhet edhe një pako ekonomike, e cila do të fuqizonte bizneset në vend.

“Bota sot”: Si e komentoni situatën aktuale ekonomike?

Mustafë Kadriaj: Kur flasim për situatën ekonomike, normal që nuk është gjendja ashtu çfarë e dëshirojmë, dhe siç ka qenë para gushtit të vitit të kaluar, edhe pse ka qenë kohë e pandemisë, niveli i çmimeve ka qenë më i ulët, tani kur flasim, niveli i çmimeve është rritur në të gjithë sektorët e jetës, e që është duke u rënduar çdo ditë e më shumë jeta e qytetarit.

“Bota sot”: Sa mendoni që ka ndikuar qeveria Kurti në ngritjen e ekonomisë së vendit?

Mustafë Kadriaj: Kur flasim për masat të cilat i ka marrë qeveria Kurti, dhe vendimit të cilat i ka marrë ajo, vlerësoj se janë jashtëzakonisht anemike, për faktin që deri më tani nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik, thjeshtë më shumë fletë për masa sociale. Deri më tani edhe te pjesa e pakos sociale nuk ka ndikuar aspak, sepse janë jashtëzakonisht të vobekta ato vlera momentale, tëcilat i ka dhënë në drejtim të portofolit të qytetarit.

“Bota sot”: A është duke u ulur evazioni fiskal ndjeshëm?

Mustafë Kadriaj: Për evazionin fiskal, vlerësoj që është prezent në të gjithë territorin e Kosovës, por me theks të veçantë është veriu i Kosovës, i cili ende po shihet që është i pakontrolluar dhe i papërfillshëm nga ana e institucioneve, për faktin që fuqia e institucioneve tona ende nuk ka arritur atje, për shkak të gjendjes politike, e cila është duke mbretëruar. Dhe për këtënjë pjesë të madhe të fajit e ka edhe faktori ndërkombëtar, i cili është jashtëzakonisht i njoftuar për gjendjen dhe cilat janë problemet atje, por thjesht po i mbyllin sytë për qëllimet e tyre të caktuara.

“Bota sot”: Korrupsioni me tenderë a është ulur?

Mustafë Kadriaj: Ndërsa, korrupsioni me tenderë vlerësoj që deri më tani nuk ka ndonjë raport as nga ana e institucioneve relevante të drejtësisë, apo policisë. Por, se sa kanë mundur ta ulin në këtë drejtim mbetet të shihet, sepse është ende herët, dhe nuk ka ndonjë raport, i cili mund ta japë për një gjendje të tillë. Por, urojmë që në këtë drejtim të kemi sa më pak, për faktin që dihet që ka pësuar ekonomia dhe qytetarët e vendit.

“Bota sot”: A mund ta bëni një krahasim të zhvillimit ekonomik në mes të qeverive të kaluara dhe qeverisë aktuale?

Mustafë Kadriaj: Kur flasim për nivelin e zhvillimit ekonomik, në qeveritë e kaluara dhe tani, vlerësoj se në qeveritë e kaluara ka qenë konceptimi ilartë te qytetari, që ka pasur afera korruptive, por po flasim tek niveli i investimeve, vlerësoj se kanë qenë investime shumë më serioze, dhe shumë më të larta, të cilat kanë ndikuar me punësim. Ndërsa, tani kur flasim qeveria aktuale as nuk ka investime kapitale, por në drejtim të mirëqenies së qytetarit, pothuajse nuk është duke bërë asgjë, për faktin që niveli i mirëqenies është më keq sesa në të gjitha qeveritë e kaluara.

“Bota sot”: Sa mendoni se ka ndikuar lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës në ekonominë e Kosovës, dhe sa do të zgjasë kjo krizë në çmime të ushqimeve bazike, të energjisëetj?

Mustafë Kadriaj: Ndikimi i luftës Ukrainë-Rusi pothuajse në të gjithë botën ka pasur ndikimin e vet. Aq më shumë në ato vende siç është Kosova, e cila e ka importin jashtëzakonisht të lartë, është padyshim evident, dhe kjo po shihet që me të filluar viti i ri 2022, është shumë evidente në këtë drejtim që kemi një rritje, dhe një kapërcim jashtëzakonisht të lartë të çmimeve që qytetari çdo ditë e më tutje është duke i ndjerë në portofolin e vetë.

“Bota sot”: Sipas jush, cilat janë disa nga çështjet themelore që do të ndikonin në ngritjen e ekonomisë së vendit?

Mustafë Kadriaj: Tek masat të cilat është dashur t’i marrë Qeveria, vlerësoj që masa aktuale e duhur ështëështë ndarja e Trustit për qytetarët, dhe përfituesit punëtorët, të cilët kanë kontribuar njëherazi, pastaj një pako ekonomike, e cila do të ndikonte edhe tek bizneset në përgjithësi. Por, duhet të kemi edhe një ndarje të subvencioneve tek bizneset prodhuese si në bujqësi apo të ngjashme, të cilat pak a shumë do të na pavarësojnë nga importi, dhe ky pavarësim do të ndikojë në fuqizimin tonë si shtet, sepse qe 22 vite ne po lobojmë në këtë drejtim, si rezultat i importit të lartë.

“Bota sot”: Si e komentoni ngritjen e çmimit të naftës, vajit, dhe shumë produkteve të tjera që janë të rëndësishme për qytetarët? Dhe si mund të përballohen këto rritje të çmimeve?

Mustafë Kadriaj: Ne e përmendëm që si rezultat i importit të lartë dhe sidomos tek niveli i importit të naftës, ne nuk mund të bëjmë shumë, as edhe si qeveri, por as edhe si Kosovë, për faktin se jemi të atakuar, dhe jemi një mënyrë ekskluzive import 100%, sepse ne nuk jemi prodhues vendor, dhe nuk kemi asnjë të dhënë as nga ana shkencore, që me pasuri nëntokësore të disponojmë me pasuri të derivateve, kështu që ne jemi gjithmonë të atakuar përmes importit, dhe uroj që kriza botërore të ulet sa më shpejtë që të dalim nga kjo krizë edhe ne si qytetarë edhe si Kosovë, sepse për ne është më e rëndë kur dihet se kemi një buxhet të vogël, dhe nivel të zhvillim të ulët.

“Bota sot”: Sa mendoni se po ndikon diaspora në ekonominë e Kosovës?

Mustafë Kadriaj: Kur flasim për diasporën, vlerësoj se po t’i krahasojmë pasuritë nëntokësore të cilat i disponon Kosova, vlerësoj që ato si rezultat i mos shfrytëzimit kanë mbetur pak djerrinë, dhe thjeshtë më shumë për ngarkesë se sa që janë ndikues në buxhetin e Republikës së Kosovës. E vetmja shtytje ekonomike, dhe e vetmja e hyrë monetare, e cila është e pastër, e cila po ndikon qe 20 vite në jetën tonë, të mos flasim në kohën përpara luftës, vlerësoj se vjen nga diaspora, e cila ka qenë një shtytja më e fuqishme dhe më e lartë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarit, si te familjet po ashtu edhe tek bizneset, e cila ka ndikuar në fuqizimin dhe rrjedhimisht në fuqizimin e arkës së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat