A ka diçka personale kundër kryeministrit Kurti? Përgjigjet Grenell, flet edhe për targat

Intervista

A ka diçka personale kundër kryeministrit Kurti? Përgjigjet Grenell, flet edhe për targat

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:05
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Richard Grenell vazhdon të merret me Kosovën, derisa ish presidenti Donald Trump duket më popullor se kurrë në politikën amerikane.

Grenell ka dhënë mendimin e tij për propozimin franko-gjerman,ka komentuar edhe politikën e Kurtit në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Richard Grenell ka treguar edhe se a ka probleme personale me kryeministrin Albin Kurti.

“Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë. Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër duhet ta kuptojnë se edhe Republikanët e edhe Demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve iu mungon Hashim Thaçi”, ka deklaruar ai.

Ish-i dërguari Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi dhe ish ambasadori amerikan në Gjermani, ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë Kurti lidhur me targat.

Më poshtë gjeni intervistën e tij të plotë:

Në ditët e fundit në Kosovë ka pasur spekulime (dhe jo vetëm spekulime) rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca dhe mbështetur nga ShBA-ja. A keni ndonjë informacion për këtë gjë? Nëse po, cila është përmbajtja e këtij plani të ri?

Grenell: Ideja gjermano-franceze është shumë e mjegullt dhe pa detaje. Madje as s’mund të quhet propozim sepse ka vetëm qëllime të përgjithshme – asgjë specifike. Mendoj se kushdo që e ka shkruar, nuk ka qenë i përfshirë në rajon sepse nuk arrin të flas për asnjë detaj. Palët nuk do të nënshkruajnë diçka që s’është specifike – e kanë mësuar mësimin që evropianët flasin shumë por rrallë i bëjnë vepra fjalët. Për shembull, Kancelarja Merkel më kishte thënë para shumë vitesh se qeveria gjermane do ta zbatonte liberalizimin e vizave, por ende s’ka ndodhur.

Ditë më parë, Gabriel Escobari vizitoi Prishtinën. Ai tha në një intervistë se Sekretari Blinken i kishte kërkuar personalisht Kosovës që ta shtynte afatin për ndërrimin e targave ilegale për serbët e Kosovës për 10 muaj. Escobari tha se ishte I zhgënjyer me përgjigjen e autoriteteve kosovare. Cili është komenti juaj?

Grenell: Albin Kurti e ka refuzuar çdo ide që amerikanët e kanë shtyrë përpara. S’ka rëndësi nëse propozimi vinte nga Republikanët apo Demokratët, Kurti i ka refuzuar të gjitha. Çdokush që është përfshirë në procese e di se kjo është e vërtetë. Ekipi i (presidentit) Biden vetëm tash po e kupton sepse Shtëpia e Bardhë e Bidenit nuk i ka kushtuar vëmendje rajonit të Ballkanit.

Në Kosovë ka zëra që thonë se “ju keni diçka personale kundër z. Kurti?” A keni çfarë të thoni për këtë gjë?

Grenell: Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë. Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër duhet ta kuptojnë se edhe Republikanët e edhe Demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve iu mungon Hashim Thaçi.

Evropa dhe ShBA-të janë më vigjilente rreth situatës në Kosovë pas agresionit rus në Ukrainë. Ata janë kundër çfarëdo provokimi që mund të eskalojë tensionet në veri të Kosovës gjatë kësaj kohe. A mendoni se Kurti është mjaftueshëm konstruktiv në këtë pikë?

Grenell: Për fat të keq, Kurti po e largon Kosovën nga ShBA-ja në të njëjtën kohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka emëruar një kabinet të ri (qeveritar) që është më pro-Perëndimor. Ndërkohë që ne gjithnjë duam të shohim më shumë progres nga rajoni për të refuzuar propozimet ruse e kineze jemi mirënjohës që Serbia po afrohet me ShBA-të./Nacionale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat