Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po përballet me protesta masive muajt e fundit dhe vetëm ditë më parë gjithë Beogradi u mbush me protestues të cilat po i prinin studentët.
Studentë, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë, protestojnë anembanë Serbisë që prej incidentit në Novi Sad, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona vdiqën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit.
E kjo gjë ka ‘shkundur’ themelet e qeverisë së Vuçiqit, e kjo gjë natyrshëm po hedh dyshime mbi mundësitë që presidenti serb me grupet e tij të shkaktojë trazira në vende tjera, si në rastin e Kosovës dhe Bosnjës, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme.
E për këto zhvillime në një intervistë për “Bota sot” foli avokati serb, Cedomir Stojkoviq.
Ai tha se Vuçiq nuk do të jetë jap dorëheqje, megjithatë studentët kanë një shans historik jo vetëm për të rrëzuar Vuçiqin, por edhe për të ndërtuar demokracinë në Serbi.
Krahas kësaj, Stojkoviq potencoi se në mes këtyre zhvillimeve janë dy shtete më të rrezikuar Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.
Avokati serb vlerëson se Bosnja është prioritet për Vuçiqin për të shkaktuar trazira, planet e tij për Kosovën do të jenë sfidë dhe rrezik, e për këtë kishte disa arsye.
Ndër të tjera, ai foli edhe për Radoiçiqin e afërsinë e tij me Vuçiqn, si dhe për faktin se si qëndron ende i lirë.
Intervista e plotë:
Gazeta “Bota sot”: Si është situata politike në Serbi? Pas protestave masive që u mbajtën së fundi në Beograd, a ka gjasa që të rrezohet apo dorëhiqet qeveria e Vuçiqit?
Cedomir Stojkoviq: Nuk ka gjasa që Vuçiq ose qeveria e tij të japin dorëheqjen në atë mënyrë që të çojë në ndryshimin e qeverisë. Vuçiq e ndërtoi "busullën e tij morale" ose e humbi plotësisht në vitet '90 kur ishte mentoruar nga Vojislav Sheshelj dhe kur ishte në qeverinë e kriminelit më të madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, Slobodan Millosheviq. Për të ishte mirë të vriste njerëz në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, por edhe në Serbi. E vetmja arsye pse nuk po e bën tani është frika, sepse NATO dhe BE janë gjithandej rreth Serbisë. Një njeri i tillë nuk do të heqë dorë lehtë nga pushteti, pavarësisht se çfarë duan qytetarët e Serbisë. Qytetarët e Serbisë nuk janë të rëndësishëm për të. Ai do të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin.
Gazeta “Bota sot”: Vuçiqi është akuzuar se po i shantazhon serbët e Kosovës për “ta mbrojtur” nga studentët. Sa qëndron kjo? A është e vërtetë se edhe janë paguar për këtë gjë serbët?
Cedomir Stojkoviq: Absolutisht. Nuk ka liri në mesin e serbëve në Kosovë, ku ka pasardhësit e Vuçiqit që i detyrojnë serbët të mbështesin presidentin serb. Këto janë detyrime ekonomike, abuzime psikologjike, kërcënime. Ka shumë prej tij. Pa këtë, serbët nga Kosova nuk do ta përkrahnin atë. Sidomos jo pas gjithë manipulimit në dëm të tyre që kishte bërë.
Gazeta “Bota sot”: A besoni se studentët kanë fuqi për ta rrëzuar qeverinë serbe, a kanë ata mbështetje nga ndonjë subjekt apo ndërkombëtarët?
Cedomir Stojkoviq: Studentët kanë një shans historik jo vetëm për të rrëzuar Vuçiqin, por edhe për të ndërtuar demokracinë në Serbi. Vuçiq ka vite që nuk ka mbështetje në Serbi, ai ia del vetëm të mobilizojë votuesit e tij dhe rreth 50% e votuesve të tij janë njerëz të shantazhuar dhe të frikësuar. Vetëm 10% deri në 15% e Serbisë e mbështet Vuçiqin. Studentët arrijnë të mobilizojnë gjithçka tjetër. Mbështetja e Evropës po bëhet gjithnjë e më e fortë ndaj studentëve dhe protestave tona. Në të ardhmen, kjo mbështetje do të jetë vendimtare për të hequr Vuçiqin nga pushteti dhe kjo mbështetje do të vijë.
Gazeta “Bota sot”: A mund të provojë Vuciq të nxisë tensione në veri të Kosovë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga protestat dhe problemet e brendshme?
Cedomir Stojkoviq: Mendoj se është më realiste që ai të shkaktojë tensione në Bosnje dhe Hercegovinë përmes Dodikut, gjë që është pikërisht ajo që po bën tani. Në Kosovë, ai humbi pas Banjskës, dhe pas gjithçkaje që i thanë amerikanët dhe evropianët atëherë në takime personale - ai është shumë i frikësuar për të provuar diçka në Kosovë. Vuçiqin mund ta kontrollojë vetëm frika. Mirëpo, ne pamë se mentorët e tij politikë në vitet e 90-ta, dhe ai vetë, në momente të së njëjtës frikë, gjatë protestave po ashtu të mëdha në Serbi kundër pushtetit në vitet 1997-1998, kryen disa nga krimet më të mëdha në Kosovë në dy vitet në vijim. Pra, edhe pse mendoj se Bosnja dhe Hercegovina është prioritet për Vuçiqin për të shkaktuar trazira, planet e tij për Kosovën do të jenë sfidë dhe rrezik derisa rrota politike e Serbisë, e cila është duke u kthyer në të njëjtin drejtim që nga viti 1989, të prishet dhe të ndryshojë.
Gazeta “Bota sot”: Po ashtu, çfarë po ndodh me Radoiçiqin, a ka ndonjë informacion për lokacionin e tij ose atë? Pasi dihet që ditë më parë u konfirmua aktakuza për rastin e “Banjskës”?
Cedomir Stojkoviq: Aktakuza kundër Radoiçiq nuk do të thotë asgjë në vetvete. Klienti im aktualisht ndodhet në paraburgim sepse në rrjetet sociale ka shkruar “Serbia duhet t'i kthehet popullit”, ndërsa Radoiçiq, i cili është përgjegjës për vdekjen e disa personave në Banjska dhe për aktin terrorist, është ende i lirë. Kjo është gjithçka që duhet të dini për gjyqësorin nën regjimin e Aleksandër Vuçiqit. Avokatët mbrojtës i kanë të gjitha mekanizmat në botë për ta vonuar procesin kur Radoiçiq të jetë i lirë dhe kjo vonesë do të jetë shumë e lehtë sepse Vuçiq po e organizon. Nuk e di se ku është Radoiçiq, por duhet të jetë diku afër Vuçiqit, sepse bashkë me Veselinoviqin ka ndërtuar vila në lagjen e Beogradit Dedinje, vendi ku janë të gjitha rezidencat dhe vilat shtetërore.
Gazeta “Bota sot”: A pritni që të ketë ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë këtij vit, kjo duke marrë në konsideratë ardhjen e Trump në pushtet?
Cedomir Stojkoviq: Nuk besoj se këtë vit administrata Trump do të merret seriozisht me Serbinë dhe Kosovën, nëse nuk shkaktohet ndonjë incident. Ka shumë çështje dhe politika të tjera me të cilat Trump po merret tani, dhe nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti. Ukraina, Izraeli, Kina, Kanadaja, Grenlanda, lufta tregtare me Bashkimin Evropian - këto janë të gjitha çështje shumë më të rëndësishme për amerikanët për momentin. Edhe pse, Trump njihet për surpriza