Haradinaj: Greqia të zbatojë lehtësira tarifore për bizneset nga Kosova - Bota Sot
Haradinaj: Greqia të zbatojë lehtësira tarifore për bizneset nga Kosova

Biznes

Haradinaj: Greqia të zbatojë lehtësira tarifore për bizneset nga Kosova

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:43
Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Greqisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Greqisë, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare.

Me këtë rast, kreu i Ekzekutivit vendor tha se Greqia gjithmonë ka pasur një rol konstruktiv karshi Kosovës dhe janë të interesuar që ky partneritet ekonomik të fuqizohet në të ardhmen në të mirë të dyja vendeve.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe po punon intensivisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, hartimin e legjislacionit i cili lehtëson kushtet për investitorët potencialë, duke krijuar zona të lira ekonomike në gjithë territorin e vendit dhe duke zbatuar ligje të përshtatshme për investime të huaja direkte”, tha ai, duke theksuar nevojën që Greqia të zbatojë lehtësira tarifore për bizneset kosovare.

Haradinaj falënderoi shtetin grek për përkrahjen në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të vazhdojë edhe në fazat e tanishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë,  Ioannis Brachos, tha se vendi i tij vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës dhe  shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dyja vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...