Formohet Bordi i Ankesave të bizneseve - Bota Sot
Formohet Bordi i Ankesave të bizneseve

Biznes

Formohet Bordi i Ankesave të bizneseve

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Bedri Hamza

Ministri i Financave Bedri Hamza mori sot vendim për themelimin e Bordit të Ankesave, i cili do të zgjidhë ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Bizneset deri më sot kanë pritur me vite për zgjidhjen e ankesave nga ana e Divizionit fiskal pranë Gjykatës themelore në Prishtinë.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Administratën Tatimore të Kosovës dhe procedurat, ankesa e biznesit do të zgjidhet brenda 30 ditësh.

Themelimi i Bordit të Ankesave, ka qenë kërkesë e kahershme e komunitetit të biznesit, për gjetur një zgjidhje të ankesave të biznesit në afat sa më të shkurtë, dhe jo siç ka qenë deri më tani që janë detyruar që të presin me vite nëpër gjykata për zgjidhjen e ankesave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...