Mësoni se çka nënkuptojnë shenjat e bardha të thonjve për shëndetin tuaj

Këshilla mjekësore

Mësoni se çka nënkuptojnë shenjat e bardha të thonjve për shëndetin tuaj

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:52
Foto Ilustrim

Fiona Tuck, nutricioniste, shpjegoi se shenjat e thonjve mund t’iu tregojnë nëse trupi juaj “ka mungesë të disa lëndëve ushqyese”.

Ekspertja, e cila është me bazë në Australi, i tha Daily Mail se njollat e bardha në thonj janë një nga shenjat të lehta paralajmëruese për të zbuluar..

“Nëse po i vini re këto shenja në të gjithë thonjtë, kjo mund të sinjalizojë mos marrje të mjaftueshme të zinkut ose kalciumit”, deklaroi Tuck.

Healthline dhe NHS bien dakord që lekonçia mund të jetë një shenjë e mangësive të këtyre mineraleve.

Përveç se është një shenjë e mundshme që trupi juaj ka mungesë zinku dhe kalciumi, NHS thotë se mund të tregojë për “anemi, respektivisht mungesë të hekurit”.

Ndër të tjera, këto shenja mund të reflektojnë edhe reaksione alergjike.

Në rast se shihni ndryshime të mëdha në thonj apo iu shfaqen vazhdimisht shenjat në thonj, vizitoni mjekun e përjgithshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat