Siguria ushqimore nis në shtëpi – faktet që duhet t’i dini

Këshilla mjekësore

Siguria ushqimore nis në shtëpi – faktet që duhet t’i dini

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:49
Ndaj dhe AgroWeb.org duke bashkëpunuar me specialistë nga Projekti “The Food Safety”, ka renditur për lexuesit e tij disa fakte të rëndësishme mbi sigurinë ushqimore. Foto:Flickr

Problemet shëndetsore që shkaktohen nga ushqimet prekin shumicën e njerëzve në botë dhe në Shqipëri.

Gjithçka lidhet me rëndësinë e garancisë së sigurisë së ushqimit që ne konsumojmë.

Konsumatorët kanë nevojë për siguri që ushqimi që ata konsumojnë nuk është i ndotur me baktere të dëmshme, parazitë, viruse, toksina dhe kimikate.

Ndaj dhe AgroWeb.org duke bashkëpunuar me specialistë nga Projekti “The Food Safety”, ka renditur për lexuesit e tij disa fakte të rëndësishme mbi sigurinë ushqimore.

Ushqimet mund të ndoten mjaft lehtë duke nisur që nga prodhimi, shpërndarja apo përgatitja.

Të gjithë aktorët e zinxhirit të prodhimit përfshirë prodhuesin dhe konsumatorin kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë së ushqimit që hamë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit 1 në 10 njerëz sëmuren nga ushqimi i pakontrolluar çdo vit.

Konsumatorët Duhet të Jenë të Mirëinformuar Mbi Praktikat e Sigurisë Ushqimore.

Njerëzit duhet të jenë të informuar dhe të bëjnë zgjedhje të zgjuara ushqimore.

Për më tepër, ata duhet të krijojnë një sjellje të përshtatshme ndaj këtij fenomeni.

 

Faktet e Renditura Nga Specialistët E Sigurisë Ushqimore

Pasi të keni blerë perimet dhe frutat, mënyra më e mirë për t’i larë ato është uji i ftohtë dhe i pastër.

Pasi t’i keni larë sigurohuni që t’i thani, bakteret mund të tejçohen përmes lagështirës.

Por bëni kujdes me vezët dhe mishin e pulës. Këto dy produkte nuk duhen të lahen pasi bakteret e pranishme tek to mund të përhapen tek produktet e tjera.

Mënyra më e mirë për të eliminuar bakteret e mishit është duke e gatuar atë.

Përsa i përket shkrirjes së mishit, zakonisht ne mjaftohemi me nxjerrjen e tij nga frigoriferi dhe lënien mbi banak.

Por specialistët e The Food Safety Project cilësuan për AgroWeb.org se kjo nuk është mënyra e duhur.

Ju duhet ta kaloni mishin nga kati ngrirës tek ai i ftohjes së frigoriferit derisa ai të ketë shkrirë plotësisht.

Ashtu siç lajmë perimet dhe frutat, duhet të kujdesemi edhe për frigoriferin.

Nëse raftet dhe koshat e tij nuk pastrohen siç duhet, frigoriferi mund të kthehet në një vatër bakteresh.

Pse është e rëndësishme që kur bëni pazar ushqimet t’i vendosni menjëherë në frigorifer?

Është fare e thjeshtë, sipas të dhënave që AgroWeb.org siguroi nga The Food Safety Project, qumështi, mishi, vezët dhe pula nuk duhet të qëndrojnë në temperaturë dhome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat