Vaji i farave të kungullit, ilaçi i çmuar që mbron zemrën dhe trajton prostatën e zmadhuar

Këshilla mjekësore

Vaji i farave të kungullit, ilaçi i çmuar që mbron zemrën dhe trajton prostatën e zmadhuar

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Vaji i farave të kungullit ndikon po ashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Në artikullin e sotëm do të ndalemi tek një mrekulli e vogël e natyrës, që ndoshta për shumëkënd është e panjohur: vaji i farave të kungullit.

I pasur me acide yndyrore Omega-3, hekur, magnez dhe zink, vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, si dhe aminoacide, si triptofani etj, ky vaj është me të vërtetë i çmuar për organizmin. Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore.

Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët.

Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj. Vaji është me ngjyrë të errët që vjen nga sasia e lartë e klorofilit dhe karotenit që gjendet në fara. Por cilat janë përfitimet e tij:

Përmirëson shikimin: Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë por, a vlen e njëjta gjë edhe për vajin kungullit?

Ky vaj është i pasur me beta-karoten, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandalohet sëmundjet degjeneratrive të syrit.

Mban zemrën të shëndetshme: Antioksidantët tek vaji i kungullit mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e larta të kolesterolit, thonë ekspertët.

Forcon sistemin imunitar: Falë vitaminës A dhe C, vaji i kungullit mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

Vaji i farave të kungullit ndikon po ashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shëndetin e kockave, parandalimin e depresionit dhe është një ndër mjetet më efektive në trajtimin e prostatës së zmadhuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat