17 gjëra që dermatologët të thonë të mos i bësh më me lëkurën!

Këshilla mjekësore

17 gjëra që dermatologët të thonë të mos i bësh më me lëkurën!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për këshillat për kujdesin e lëkurës, nuk është e pazakontë që t'u drejtoheni personave të famshëm ose vloggerëve tuaj të preferuar për të marrë udhëzime. Por mos harroni, jo të gjithë kanë një diplomë mjekësie apo janë ekspertë të licensuar.  Me kaq shumë informacion sa ka në YouTube, TikTok dhe Instagram është e vështirë të verifikoni dhe të zbuloni cili informacion është për i saktë. Burimi më i sigurt mbetet gjithmonë dermatologu. Më poshtë, dermatologë si dr. Angela Lamb, dr. Murphy Rose etj, tregojnë gjërat ca gabime të rëndomta që mund të jeni duke bërë me lëkurën.

#1 – Po e lani fytyrën me sapun të thjeshtë duarsh.

#2 – Po e prekni shpesh lëkurën, po shtrydhni puçrat dhe pikat e zeza me dorë etj.

#3 – Nuk i flisni me mirësjellje lëkurës suaj.

#4 – Nuk aplikoni rregullisht krem dielli me faktor mbrojtës.

#5 – Nxitoni kur bëni rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.

#6 – Përdorni shumë produkte me bazë alkooli.

#7 – Lejoni që telefoni juaj i pistë të prekë lëkurën.

#8 – E aplikoni scrub-in shumë fortë dhe shumë shpesh (eksfolimi).

#9 -  Hiqni dorë nga një produkt apo një rutinë shumë shpejt.

#10 – E lani fytyrën me ujë shumë shumë të nxehtë.

#11 – Eksperimentoni me trendet e TikTok pa kërkuar më tej për vlerën e tyre.

#12 – Nuk lani rregullisht furçat e makeup-it.

#13 – Nuk e hidratoni lëkurën rregullisht: Duke aplikuar krem hidratues, por edhe duke pirë mjaftueshëm ujë.

#14 – Qëndroni me orë të tëra në diell.

#15 – Nuk ndërroni shpesh këllëfët e jasëkut.

#16 – Flini zakonisht me flokë të lëshuar, duke lejuar që flokët të prekin fytyrën gjatë gjithë natës.

#17 – E fshini fytyrën shumë fort me peshqirë dhe përdorni peshqirë shumë të ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat