​Të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë bën keq për shëndetin

Këshilla mjekësore

​Të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë bën keq për shëndetin

Më: 12 janar 2023 Në ora: 14:32

Keni dëgjuar për rreziqet e qëndrimit ulur gjatë gjithë ditës, por nëse keni një punë të tillë nuk mund të bëni shumë për këtë. Jo, sipas një studimi të ri i cili shqyrtoi ndikimet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Pesë minuta ecje çdo gjysmë ore mund të ndihmojë në zbutjen e rrezikut të shtuar që vjen nga qëndrimi ulur për periudha të gjata të ditës, sipas studimit të botuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive.

Komuniteti shkencor e ka ditur për dekada se qëndrimi ulur mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe lloje të caktuara të kancerit, por deri më tani nuk ka pasur udhëzime të qarta për sa kohë mund të uleni dhe sa shpesh duhet të lëvizni. Për këtë studim u matën disa shënues shëndetësorë për kombinime të ndryshme të periudhave të kaluara ulur dhe duke ecur.

Shkencëtarët nuk e dinë ende saktësisht pse qëndrimi ulur është kaq i keq, por puna e muskujve është e rëndësishme në rregullimin e metabolizmit si sheqeri në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Duke ndenjur ulur për një kohë të gjatë, muskujt tuaj nuk kanë mundësi të kontraktohen dhe të funksionojnë në mënyrë optimale, thanë studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat