Dentisti: Ky është gabimi më i madh që e bëjmë kur i pastrojmë dhëmbët

Këshilla mjekësore

Dentisti: Ky është gabimi më i madh që e bëjmë kur i pastrojmë dhëmbët

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Dentisti i njohur Dr Payal Bhalla ka këshilluar të gjithë njerëzit që të shmangin një gabim që ata bëjnë kur lajnë dhëmbët. Siç shkruajnë mediat e huaja, dentist thotë se furça e dhëmbëve duhet të laget me ujë gjithmonë para aplikimit të pastës.

“Lagia e furçës së dhëmbëve përpara se të lani dhëmbët është thelbësore për disa arsye. Së pari, ky veprim ndihmon në shpërndarjen më efikase të pastës së dhëmbëve, duke siguruar mbulim më të mirë në të gjithë sipërfaqet e dhëmbëve. Kjo rezulton në efikasitet i përmirësuar i pastrimit dhe një heqje më e plotë e mbetjeve”, shpjegon ai.

Dr Bhalla shtoi më tej se një furçë e njomë bën të mundur që dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të mos dëmtohen.

“Përveç kësaj, lagështia ndihmon në aktivizimin e përbërësve të pastës së dhëmbëve, duke i bërë ato më efektive në luftimin e baktereve dhe ruajtjen e higjienës orale”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat