Simptomat që mund të tregojnë kancerin e lukthit e që vërehen gjatë ngrënies

Këshilla mjekësore

Simptomat që mund të tregojnë kancerin e lukthit e që vërehen gjatë ngrënies

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Kanceri i lukthit është ndër nga kanceret më të rrallë në botë, por kjo nuk do të thotë se nuk është mirë të njihen simptomat që mund ta tregojnë këtë lloj kanceri.

Disa nga simptomat më të njohura të kancerit të stomakut mund të shihen gjatë ngrënies. Simptoma e parë është disfagia ose i ashtuquajturi problem me gëlltitjen e ushqimit. Kjo është kur ushqimi ngjitet në qiellzën tuaj ndërsa përpiqeni ta gëlltisni atë.

Një tjetër simptomë është urthi ose i ashtuquajturi refluksi acidik gastroezofageal. Gjithashtu, një nga simptomat kryesore të kancerit të lukthit është një ndjenjë më e shpejtë e ngopjes.

Ju mund t’i keni këto simptoma në kombinim me simptomat e dispepsisë. Dispepsia është dhimbje ose parehati e lidhur me tretjen e ushqimit që shkakton një ndjenjë fryrjeje dhe gromësimë të shpeshtë./telegrafi

Gjithashtu duhet t’u kushtoni vëmendje simptomave të tilla, si humbja e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës që mund të çojnë edhe në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë.

Në rast të këtyre simptomave ose shqetësimeve të tjera, duhet të konsultoheni me një mjek. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat