Policia jep detaje për dy personat që humbën në Shtrazë të Kaçanikut

Kosova

Policia jep detaje për dy personat që humbën në Shtrazë të Kaçanikut

Më: 12 janar 2020 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e humbjes së dy personave.

“Po, siç është njoftuar policia, rreth orës 14:00, një femër dhe një mashkull, kanë humbur pasi janë ndarë nga grupi, që ishin në Kaçanik. Deri në orën 18:00, ata kanë qenë në kontakt me grupin, por rreth orës 18:00, janë ndërprerë kontaktet”, ka thënë Gashi.

A ka thënë se me të njoftuar rastin, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë filluar kërkimin.

Gashi ka theksuar se, vendi ku mësohet se kanë humbur, është fshati Shtrazë i Kaçanikut.

Dy persona humbin në Brezovicë, nisin kërkimet

Këtë të diel, dy persona kanë humbur në malet e Brezovicës.

Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që janë ndarë dhe nuk dihet ende vendndodhja e tyre.

Policia, FSK-ja dhe Zjarrfikësit janë lajmëruar për rastin dhe kanë filluar kërkimin.

Deri me tani  nuk ka detaje.

Media ka tentuar të flasë me policinë, por momentalisht nuk ka mundur të marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat