Njoftim për administratorët e vendbanimeve të Komunës së Drenasit

Kosova

Njoftim për administratorët e vendbanimeve të Komunës së Drenasit

Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:20
Drenas

Njoftojmë të gjithë administratorët e vendbanimeve të Komunës së Drenasit se nga dita e mërkurë, Komuna e Drenasit, me mjetet e veta buxhetore nga kategoria e subvencioneve, do të shpërndajë 600 pako me ushqim dhe higjienë për familjet në nevojë.

Ndaj kërkojmë nga gjithë administratorët e vendbanimeve që deri më datën 30.03.2020 (ditë e hënë) në ora 13.00, t’i dërgojnë emrat e përfituesve të mundshëm nga Komuna e Drenasit.

Të nderuar administratorë, komuna i ka të evidentuar të gjithë përfituesit e gjertanishëm, prandaj lutemi që në listat e dërguara të përfshihen ato familje që nuk kanë përfituar deri më tani.

Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm gjatë hartimit të listave me numrin e përfituesve për secilin vendbanim, numër ky i cili është i evidentuar në listën e poshtëshënuar.

Listat e plotësuara në bazë të numrit të shënuar në këtë liste mund ti dërgoni përmes emailit zyrtar: [email protected] , ose të kontaktoni në nr. zyrtar nga ora 08 deri në orën 16.00, në telefonin 038 200 40870.

Kujdes: Lista e plotësuar duhet të përmbajë: Emrin, emrin e njërit prind, mbiemrin, vendbanimin, numrin e anëtareve të familjes dhe numrin e telefonit.

Shpërndarja do të bëhet nga ekipi i Komunës së Drenasit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat