Detaje nga shpërthimi në Kërpimeh të Podujevës - Bota Sot
Detaje nga shpërthimi në Kërpimeh të Podujevës

Kronikë e zezë

Detaje nga shpërthimi në Kërpimeh të Podujevës

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 11:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Aksidentalisht, ky mjet ka eksploduar, duke shkaktuar kështu lëndimin e katër personave.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ku një person ka raportuar në polici se vajza e tij derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht.

Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore kanë pësuar dy gra dhe dy burra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe njësiti për deminim i PK’së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...