Nga aksidenti ku u përfshi vetura e KFOR-it, lëndohet punëtori që mirëmbante autostradën - Bota Sot
Nga aksidenti ku u përfshi vetura e KFOR-it, lëndohet punëtori që mirëmbante autostradën

Kronikë e zezë

Nga aksidenti ku u përfshi vetura e KFOR-it, lëndohet punëtori që mirëmbante autostradën

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Nga aksidenti që u shkaktua sot në autostradën “Arbën Xhafer” i lënduar ka mbetur punëtori i kompanisë që mirëmban autostradën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10 ndërsa i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në ora 15:10, në autostradën ,,A.Xhaferi”, diku në km e 11 nga fshati Babush në drejtim të Lipianit, ka ndodh një aksident trafiku. Të përfshirë janë një automjet i KFOR-it dhe një këmbësor (punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën). Lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK. Policia dhe KFOR-i po e shikojnë, trajtojnë vendngjarjen”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...