74-vjeçari nga Gjilani vdes në një motel - Bota Sot
74-vjeçari nga Gjilani vdes në një motel

Kronikë e zezë

74-vjeçari nga Gjilani vdes në një motel

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur të premten që e lamë pas. Sipas të dhënave, personi, viti i lindjes (1945), derisa po qëndronte në një dhomë të motelit me një grua, ishte alivanosur. Kjo e fundit kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë. Për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...