35 vjeçari që u gjet i vdekur në Istog, vrau vetën me armë zjarri

Kronikë e zezë

35 vjeçari që u gjet i vdekur në Istog, vrau vetën me armë zjarri

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

(E plotësuar) - 35 vjeçari N.Z që u gjet i vdekur në një shtëpizë të drurit në fshatin Kliqan të Istogut dyshohet se vrau vetën me armë zjarri.

Dyshimet e para të Prokurorisë së Pejës bëjnë me dije se ky person ka vrarë vetën, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashë me njësitet relavante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete është dërguar për obdukim. Rasti është cilësuar “Hetimi i Vdekjes”, tha Nikçi.

Ndërkohë, mësohet se ky person gjatë këtij akti ka përdorur armën e zjarrit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

***

 

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Kliqan të Istogut.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi është gjetur pa shenja jete në një shtëpizë të drurit.

“Me datën 27 prill 2019, Policia është informuar se në fsh. Kliqan-Istog, në një shtëpizë të drurit është një person pa shenja jete”, thuhet në komunikatë,

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete.

“Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat