Gjakovari e bën gruan për spital

Kronikë e zezë

Gjakovari e bën gruan për spital

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dje në Komunën e Gjakovës pas një mosmarrëveshje verbale një burrë ka sulmuar gruan e tij.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat