Përmet, arrestohet i riu që u kap me kanabis

Kronikë e zezë

Përmet, arrestohet i riu që u kap me kanabis

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:42
Kanabisi

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet  3 kg e 200 gr  lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.D., 28 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij , u gjet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat