Tenton ta dërgoi në Belgjikë, arrestohet te ‘Dheu i Bardhë”

Kronikë e zezë

Tenton ta dërgoi në Belgjikë, arrestohet te ‘Dheu i Bardhë”

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, i cili ishte ndaluar nga policia në vendkalimin kufitar, pasi me vete në veturë e kishte pasur një pasagjer, të cilit në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë.

Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind euro.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat