Tre të arrestuar për narkotik në Prishtinë - Bota Sot
Tre të arrestuar për narkotik në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për narkotik në Prishtinë

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:37
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili pasi kishte vërejtur njësinë policore, kishte hedhur në tokë gjashtë qese me substancë narkotike të mbështjella me foli.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Prishtinë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në rastin e datës 17.02.2019, ku gjatë kontrollit në një veturë ishin gjetur dhe konfiskuar 3193.2 gramë substance narkotike e llojit heroinë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat