Tentoi t’i fuste pa i deklaruar, anglezja kapet me rreth 100 mijë funta në aeroport

Kronikë e zezë

Tentoi t’i fuste pa i deklaruar, anglezja kapet me rreth 100 mijë funta në aeroport

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100 mijë funta angleze në pikë kalimin ndërkombëtar të aeroportit.

Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganorë për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale.

Kontrolli fizik i udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detajisht si dhe është vendosur nën kontroll.

Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi:

10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP

 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP

50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP

Totali 91080 GBP.

Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

Dogana rikujton se është obligim ligjor që udhëtarët të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat