Ja kush është 22 vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë, punonte si mekanik

Kronikë e zezë

Ja kush është 22 vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë, punonte si mekanik

Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar në Kavajë rreth orës 17:05 të ditës së martë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai është Orgest Lasku dhe punonte si mekanik në fshatin Zhamë.

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat