Plagosi dy të rinj në Korçë, arrestohet 66-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagosi dy të rinj në Korçë, arrestohet 66-vjeçari

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të akuzuar për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Vjedhja".

Sipas policisë 66-vjeçari me iniciale K.H banues në fshatin Vashtmi, Maliq u arrestua pasi, "mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve".

Ndërsa një 21-vjeçar me iniciale A.T u arrestua pasi në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat