Gjobë ndaj shoferit, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Kronikë

Gjobë ndaj shoferit, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Më: 30 prill 2024 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën e e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Policia njofton se ndaj tij ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëseprej 500 euosh, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson në një njoftim se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Poashtu i bëhet apel shoferëve që të bëjnë kujdes të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat