I zhdukur prej 8 ditësh, shqiptari gjendet i vdekur në kanal - Bota Sot
I zhdukur prej 8 ditësh, shqiptari gjendet i vdekur në kanal

Kronikë e zezë

I zhdukur prej 8 ditësh, shqiptari gjendet i vdekur në kanal

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:07
Viktor Qosja

Pas 8 ditësh kërkimi është gjetur pa jetë trupi i shqiptarit 58 vjeçar, Viktor Qosja, i cili qe zhdukur që prej datës 19 janar ndërsa ishte nisur nga Venezia për të takuar të vëllain e tij që banonte në Viareggio.

Vajza e tij kishte denoncuar në policinë italiane zhdukjen e babait, i cili nuk kishte mbërritur tek vëllai i tij e as nuk ishte kthyer në banesë.

Mediat italiane informojnë se 58 vjeçari është gjetur i pa jetë në një kanal buzë binarëve hekurudhorë e rreth 1 km larg stacionit Pescia. Trupi është identifikuar dhe nga familajrët.

Dyshohet se 58-vjeçari ka zbritur gabimisht e në momentin që treni është nisur ka tentuar të hipë në të, gjë që i ka shaktuar rrëzimin fatal.

Megjithatë kjo mbetet vetëm një hipotezë e përcjellë nga mediat italiane.

Prokuroria italiane ka hapur një proces hetimor për të zbardhur motivin e vdekjes. Gjtihashtu priten rezultatet e autopsisë së trupit të viktimës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat