I bie dërrasa në kokë nga era e fortë në Podujevë, aksidentohet edhe rrugës për në QKUK

Kronikë e zezë

I bie dërrasa në kokë nga era e fortë në Podujevë, aksidentohet edhe rrugës për në QKUK

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Erërat e forta janë rikthyer në vendin tonë, derisa në disa rajone tashmë kanë nisur edhe dëmet e para.

Si pasojë e këtyre erërave një vajzë është lënduar në Podujevë, së cilës i ka rënë një dërrasë në kokë, ndërsa nga plagët e marra familjarët e kanë nisur atë për trajtim drejt Prishtinës në QKUK.

Vetura në të cilën gjendej vajza, ka pësuar aksident gjatë rrugës, ndërsa nuk dihet ende se cila është gjendja e saj shëndetësore dhe e të tjerëve që u përfshin në aksident.

Kujtojmë se një numër i madh i qytetarëve kanë mbetur pa energji elektrike në vendin tonë, ndërsa Rajoni i Dukagjinit, është më i prekuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat