Arrestohen dy të mitur në Prizren, nuk e respektuan masën e arrestit shtëpiak

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të mitur në Prizren, nuk e respektuan masën e arrestit shtëpiak

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:39
Ilustrim

Dy të mitur në Prizren janë arrestuar për shkak se nuk e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Të dyshuarit me vendim të gjyqtarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit e mitur kosovarë, të cilët nuk e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak të lëshuar nga gjykata nga data 27.02.2020 deri 27.03.2020, verifikimin e të cilëve e ka bërë njësiti policor dhe nuk i ka gjetur në shtëpi. Të dyshuarit me vendim të gjyqtarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”, thuhet në raporton e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat