Ndalohet një person për kontrabandim me mallra - Bota Sot
Ndalohet një person për kontrabandim me mallra

Kronikë e zezë

Ndalohet një person për kontrabandim me mallra

Më: 6 mars 2020 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot ka ndaluar të dyshuarin A.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resorin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Shqipëria, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.

Prokurori i rastit, ndaj të njëjtit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat