Numër i vogël i të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit në dy komuna të Kosovës

Kronikë e zezë

Numër i vogël i të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit në dy komuna të Kosovës

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 10:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar vetëm dy persona gjatë 24 orëve të fundit.

Të njëjtit nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Një person u arrestua në Komunën e Prishtinës pasi i njëjti është hasur duke kryer punime në kohën kur është e ndaluar me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një tjetër person u arrestua në Vushtrri për mosrespektim të vendimit të Ministrisë.

Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat