Prishtinë: Tetë vjet burgim për katër persona për blerje dhe shpërndarje të drogës - Bota Sot
Prishtinë: Tetë vjet burgim për katër persona për blerje dhe shpërndarje të drogës

Kronikë e zezë

Prishtinë: Tetë vjet burgim për katër persona për blerje dhe shpërndarje të drogës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin kundër katër personave.

Tre të dyshuarit A.N., I.B., L.O, akuzohen për vepren penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq i akuzuari me iniciale V.E, për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe posedim të paautorizuar të armëve.

A.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 7 mijë euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje. Të akuzuarit I.B. dhe L.O. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje me nga tre vite e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 10 mijë euro të cilat shuma të njëjtit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje. I akuzuari V.E. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet dhe dënim me gjobë në shumën prej 10 mijë e 500 euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 deri me datë 27.01.2020. Të akuzuarve A.N., I.B. dhe L.O. ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjykata Themelore e Prishtinës sqaron se nga të akuzuarit janë konfiskuar 55 kilogram e 432 gramë narkotikë të llojit marihuanë, veturat Citroen C8, Audi A6, BMW X3, Pegeot Pickup, konfiskohen nëntë telefona mobilë së bashku me sim kartela, para të gatshme në vlera të ndryshme 2 mijë e 573 euro, 750 lekë, 245 euro,18 mijë e 100 lekë, 390 euro dhe 101 mijë e 400 lekë, 4 mijë e 460 lekë, një pistoletë e markës GAP, 9 mm, një karikator dhe 18 fishekë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat