Arrestohet një person në Skenderaj, i konfiskohen barna pa banderola - Bota Sot
Arrestohet një person në Skenderaj, i konfiskohen barna pa banderola

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Skenderaj, i konfiskohen barna pa banderola

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj kanë bastisur shtëpinë e një personi ku në punëtorinë e tij të zdrukthëtarisë  janë gjetur një sasi e  konsiderueshme e barnave pa banderola të cilat kanë qenë të ndaluara për qarkullim në territorin e Kosovës.

Barnat janë konfiskuar nga inspektoret farmaceutik ku ju është lëshuar vërtetim mbi konfiskim.

“Me urdhër verbal te GJPP-se është bastisur shtëpia  e te dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast ne punëtorinë e tij te zdrukthëtarisë  janë gjetur një sasi e  konsiderueshme e barnave pa banderola të cilat kanë qenë të ndaluara për qarkullim në territorin e RKS-se. Barnat janë konfiskuar nga inspektoret farmaceutik ku ju është lëshuar vërtetim mbi konfiskim”, thuhet në njoftimin e policisë.

 I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat