Detajet, djali donte të vriste me gërshërë të ëmën, por godet në gjoks policin - Bota Sot
Detajet, djali donte të vriste me gërshërë të ëmën, por godet në gjoks policin

Kronikë e zezë

Detajet, djali donte të vriste me gërshërë të ëmën, por godet në gjoks policin

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 22:42
Ilustrim

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër, ku një djalë në moshën 29 vjeçare ka goditur me mjete prerëse një oficer të policisë.

Policia saktëson në njoftimin e saj se djali në gjendje të rënduar mendore ka tentuar të vrasë nënën e tij. Policia është njoftuar përmes një telefonate dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, në lagjen 11 janari. Njëri prej oficerëve që ka tentuar ta neutralizojë të riun është goditur në gjoks me gërshërë nga ana e 29 vjeçarit, teksa ky i fundit po tentonte të vriste të ëmën.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Në gjendje depresive, 29-vjeçari plagosi nënën me gërshërë, plagosi rëndë dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive të mëtejshme të autorit ndaj nënës së tij. Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë. Menjëherë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjeksore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat