Ndodh edhe kjo – vrau komshiun për një pelë! - Bota Sot
Ndodh edhe kjo – vrau komshiun për një pelë!

Kronikë e zezë

Ndodh edhe kjo – vrau komshiun për një pelë!

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Arrest me burg ishte masa e sigurisë që gjykata e Gjirokastrës dha për 67-vjeçarin që të mërkurën vrau me sende të forta një bashkëfshatar pas një konflikti.

Janaq Koleta shfaqi pendesë, ndërsa theksoi se ngjarja ishte aksidentale.Gjykata e Gjirokastrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Janaq Koletën, i cili akuzohet se vrau me sende të forta bashkëfshatarin Andrea Xhavara në fshatin Labovë.Para togave të zeza, 67-vjeçari shprehu pendesë për krimin, duke thënë se nuk donte ta vriste fqinjin, por ngjarja ishte aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatën e Gjirokastrës, 67- vjeçari dhe avokati i tij kërkuan një masë të lehtë sigurie.

Por gjyqatrja Blerta Çibuku vendosi ta lërë në burg deri në fund të hetimit, duke pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes.Ngjarja e rëndë ndodhi në Labovë të Zhabës mbrëmjen e së mërkurës.

67-vjeçari Koleta pretendon se kishte shkuar tek bashkëfshatari për ti kërkuar llogari për një pele të humbur.Por në debat e sipër e goditi, ndërsa 60-vjeçari u rrëzua dhe goditi kokën.Por sipas familjarëve të viktimës, Koleta ka qene gjithmonë problematik në fshat, ndërsa konfliktet e dy burrave kanë qenë të vazhdueshme për çështje të kullotave për bagëtitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat