Kapi për fyti gruan dhe e largoi zvarrë nga shtëpia në sy të fëmijëve, paraburgim për gjilanasin - Bota Sot
Kapi për fyti gruan dhe e largoi zvarrë nga shtëpia në sy të fëmijëve, paraburgim për gjilanasin

Kronikë e zezë

Kapi për fyti gruan dhe e largoi zvarrë nga shtëpia në sy të fëmijëve, paraburgim për gjilanasin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 15:12
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit R.H, ndërsa arrest shtëpiak ndaj N. H., për dhunë në familje.

Në njoftimin për media të Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.06.2020, i pandehuri N. H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V. Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten) duke e ngre zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrojë sepse është e padëshiruar.

Me këto veprime i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që kjo masë nuk do të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat