I vërsulet policit në Çarshi të Gjakovës për shkak se i kërkoi ta vë maskën

Kronikë e zezë

I vërsulet policit në Çarshi të Gjakovës për shkak se i kërkoi ta vë maskën

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Një qytetar në Çarshi të Gjakovës rreth orës 21:00 është ndaluar nga Policia e Kosovës përderisa shëtiste pa maskë.

Sinjalizues të cilët kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se zyrtarët policorë kanë kërkuar disa herë nga i dyshuari ta vë maskën, por ai ka injoruar kërkesën duke kundërshtuar me rezistencë. Madje sipas sinjalizuesit, kundështimi shkoi në atë masë sa që qytetari mësyu policin.

Si rezultat i mosbindjes dhe rezistencës aktive të qytetarit ndaj urdhërit për ta vënë maskën, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është iniciuar procedurë kundërvajtëse për prishje të rendit dhe qetësisë publike/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat