Dy kafeteri në Vushtrri gjobiten me nga 200 euro

Kronikë e zezë

Dy kafeteri në Vushtrri gjobiten me nga 200 euro

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Policia dhe Inspektorati në Vushtrri edhe dje ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dy kafeteri mbrëmë janë dënuar me nga një gjobë prej 200 eurosh për shkak të mosrespektimit të masave të Qeverisë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti.

“Dy biznese janë gjobitur me nga 200 euro”, tha Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat