Goditet me veturë një këmbësore në Gjilan

Kronikë e zezë

Goditet me veturë një këmbësore në Gjilan

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:26
Foto Ilustrim

Një këmbësore është goditur nga një veturë ditën e martë në Gjilan.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës në vend banim, godet këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat