Punëtores së “Elkosit” i grabiten mbi 10 mijë euro pranë bankës në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Punëtores së “Elkosit” i grabiten mbi 10 mijë euro pranë bankës në Fushë Kosovë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Punonjëses së kompanisë “Elkos” i janë grabitur një shumë e konsiderueshme parash mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një banke të nivelit të dytë në Fushë Kosovë ndërsa punëtorja kishte shkuar për t’i dorëzuar paratë në bankë.

Për shkak të hetimeve, shuma e të hollave e cila është grabitur nuk bëhet e ditur por burimet e Kp thonë se ajo është mbi 10 mijë euro, ndërsa ngjarja ka ndodhur në parkingun e bankës që gjendet në afërsi të rrethit në Fushe Kosovë.

Punëtorja, e cila ishte shoqëruar edhe nga një punëtor i sigurimit, kanë qenë duke e parkuar veturën, kur iu janë afruar persona të panjohur dhe e kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë marrë paratë.

Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë të përfshirë në këtë vjedhje, por dëshmitarët flasin për më shumë se dy persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat