Arrestohen dy persona në Gjilan, policia u gjeti heroinë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjilan, policia u gjeti heroinë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:20
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Kravaricë të Gjilanit. Tek të njëjtit policia ka gjetur 101.2 gramë substancë narkotike e llojit heroinë.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mjete për matjen paketimin dhe përpunimin e substancës narkotike para të gatshme 120 euro etj.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat