Rrahje masive në Prizren, dy grupe qërojnë hesapet me grushte

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Prizren, dy grupe qërojnë hesapet me grushte

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:51
Foto Ilustrim

Një rrahje masive është raportuar të ketë ndodhur në Prizren.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur mes dy grupeve.

Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku edhe kanë marrë tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit kujdestar, dërgohen në mbajtje për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat