​Të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka" në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka" në Prishtinë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:21
Foto

Sonte rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka" në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat