Të shtëna me armë në Mitrovicë, të dyshuarit u kapën nën Urën e Ibrit

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Mitrovicë, të dyshuarit u kapën nën Urën e Ibrit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në shëtitoren “Key” në Mitrovicë, rrugës për në Suhadoll.

Media ka mësuar nga burimet në Polici se dy persona janë arrestuar nën Urën e Ibrit, nën dyshimet për të shtënat.

Media po ashtu ka mësuar se revolja që është përdorur në rast është gjuajtur në lumin Ibër.

Fillimisht, të njëjtit janë dërguar në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut pastaj në Veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat