Në Podujevë theret me thikë një nxënës

Kronikë e zezë

Në Podujevë theret me thikë një nxënës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, kjo për shkak të një përleshje që ka ndodhur mes dy nxënësve në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”.

Sipas policisë kjo ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje një nxënës ka therur me thikë një nxënës tjetër.

“Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull  (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull (nxënës). Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. I dyshuari gjendet në arrati.” , thuhet në raportin e policisë.

E më pas viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat