Tjetër grabitje e armatosur në Prishtinë, terrorizohen punëtorët e marketit

Kronikë e zezë

Tjetër grabitje e armatosur në Prishtinë, terrorizohen punëtorët e marketit

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës.

Mësohet se me armë të gjata, disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e marketit dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.

Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast.

Ndërkaq, detajet akoma nuk janë konfirmuar nga Policia e cila aktualisht është në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat